Flash News

KRYESORE

Harta e trafikut të drogës, Shqipëria mbetet burimi kryesor i kanabisit të trafikuar në BE

Harta e trafikut të drogës, Shqipëria mbetet burimi kryesor i

Europol ka publikuar një  raport lidhur me trafikun e drogës nga Shqipëria drejt vendeve të BE për vitin që lamë pas, në të cilin thuhet se Shqipëria vazhdon të mbetet burimi kryesor i kanabisit të trafikuar drejt vendeve të Bashkimit Europian, ku në krye të listës është Italia, ku gjatë vitit të shkuar thuhet se janë sekuestruar më shumë se 36 ton kanabis sativa

Më pas është fqinji ynë jugor, ku sasia e drogës së kapur i kalon 10 ton vetëm për 2017. Edhe vendet e tjera si Anglia dhe Zvicra duket po preferohet gjithnjë e më shumë nga grupet kriminale shqiptare.

Në fakt, nga këto vende preferohet të tregtohen drogat e forta si kokaina apo heroina. Vetëm pak ditë më parë në Zvicër u shkatërrua një bandë kriminale dhe u sekuestruan 15 kg kokainë. Ndërsa në Angli gjatë një vitit janë shkatërruar disa grupe kriminale, ku kokaina ishte malli i zgjedhur për tregti. 

Shqipëria duket se është bërë eksportuese kryesore e kanabisit, por tashmë ajo po hedh në tregun evropian edhe drogat e forta. E vendin që po zë krimi shqiptar në një nga shtetet, ku krimi ka qënë gjithnjë problem siç është Italia, e tregoi vetë Kreu i antimafias italiane pak ditë më parë.

Të fundit