Flash News

KRYESORE

Harta e vendeve më të ndriçuara/ Si e ndikon jetën tonë ‘ndotja’ nga drita artificiale

Shkencëtarët bëjnë shpesh studime për  ndotjen në ajër, si dhe në oqeanet, liqenet e lumenjtë e botës. Tani ekziston një mjet i thjeshtë interaktiv që siguron një vështrim të hollësishëm në ndotjen e një lloji tjetër: drita artificiale.

Harta botërore ku tregohet ndotja nga drita artificale, thekson me ngjyrë jeshile të ndezur, te verdhë dhe të kuqe zona më të ndotura. Ngjyra blu e errët tregon për vendet me më pak drita artificial.

"Harta tregon dritat në Tokë, veçanërisht në netët e qarta, pasi satelitët kapin pamjen më qartë", tha Christopher Kyba, një fizikant në Qendrën Kërkimore Gjermane për Gjeoshkencat në Potsdam, i cili koordinon përpjekjet për të ndërtuar faqen e internetit ku është publikuar fotoja.

Drita artificiale pengon zhvillimin e bimëve dhe kafshëve, të cilat kanë evoluar në një botë pa dritë nga ndërtesat, rrugët dhe burimet e tjera. Përveç kësaj, ndotja e dritës ka qenë e lidhur me problemet shëndetësore tek njerëzit, duke përfshirë çrregullimet e gjumit dhe obezitetin.

Të fundit