Flash News

KRYESORE

Harta/ Sërish tërmet në mesnatë, ku ishte epiqendra më e fortë

Gjatë dy ditëve të fundit, vendi ynë, e sidomos zona e Vlorës është karakterizuar nga lëkundje të forta tërmeti.

Madje, në zonën e Selenicës mbi 20 shtëpi u dëmtuan. Për pasoja, bashkia evakuoi 5 familje pasi banesat e tyre tashmë janë bërë thuajse të pabanueshme.

Pas 18 tërmeteve të shënuara mesnatën e së shtunës, sërish në orët e para të mëngjesit të sotëm ëhstë shënuar një tjetër lëkundje, po në Vlorë.

Sipas institutit të gjeoshkencave, në orën 02. 34 minuta ka rënë sërish tërmet me magnitudë 3. Lëkundja më e fortë është ndjerë në Vermik të Vlorës.

Deri tani nuk raportohet për dëmtime.

Të fundit