Flash News

KRYESORE

Harta/ Tërmetet kanë “gëluar” gjatë gjithë natës, epiqendra sërish te Gjiri i Lalëzit

Harta/ Tërmetet kanë “gëluar” gjatë gjithë

Ndoshta nuk janë ndjerë si goditja e parë gjatë ditës së djeshme rreth orës 11.00, por lëkundjet nga tërmetet kanë “gëluar” gjatë gjithë natës së mbrëmshme.

Siç duket edhe nga harta e Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit tërmetet kanë qenë të vazhdueshme, por fatmirësisht lëkundjet nuk kanë qenë të fuqishme sa të ndjehen nga banorët.

Epiqendra ka vijuar të jetë sërish Gjiri i Lalëzit në Durrës, ndërsa lëkundja e fundit rezulton në të jetë në orën 02: 09 të mëngjesit me magnitudë 3.9 të shkallës rihter.

Gjatë ditës së djeshme kanë rënë mbi 50 tërmete të vogla, ndërsa ai më i fuqishmi 5.1 ballë shkaktoi dëme materiale duke plasaritur mure e dëmtuar banesa në Durrës, Krujë, Tiranë, Fier, Elbasan etj.

Të fundit