Flash News

KRYESORE

Harta/ Veç shirave në të gjithë vendin, sinoptikanët parashikojnë rikthimin e reshjeve të borës

I gjithë vendi dominohet prej disa orësh nga reshjet intensive të shiut.

Sinoptikanët parashikojnë përmirësim të kushteve atmosferike gjatë orëve të pasdites, ndërsa të hënën në Veri-Verilindje të vendit priten edhe reshje të borës.

“Në pjesën më të madhe të vendit pas mesditës ka patur shira të dobët ndërsa mbrëmja ka fuqizuar shirat fillimisht në zonat Perëndimore dhe gradualisht gjatë natës edhe në pjesën tjetër të vendit. Shira me intensitet mesatare dhe shpeshtë herë, intensitet të lartë do të vijojnë deri paraditen e së dielës kur shirat gradualisht zhvendosen drejt zonave Lindore. Pritet përmirësim i përkohshëm i situatës së shirave të dielën pasdite por sërish orët e natës shtojnë shirat në Veri dhe pjesërisht në zonat Qendrore; shira që vijojnë më të dobët gjatë së hënës.

Në orët e para të së hënës ri-shfaqet dëbora në majat e maleve, kryesisht në Veri-Verilindje të vendit”, sqaron meteoalb.

Të fundit