Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Hartuesi i programit të PD ‘zbërthen’ planet e Bashës, Shano: Ju tregoj ku dallojmë ne nga socialistët
Një prej hartuesve të programit të Partisë Demokratike, Dritan Shano ka ‘zbërthyer’ planet e Lulzim Bashës për zhvillimin e vendit dhe rritjen ekonimike. Në një intervistë për ‘Panoramën’, Shano ka theksuar se programi i PD është hartuar bashkë me ekspertët e CDU-së gjermane, dhe është zgjidhja që të garantojë ekonomi të fortë.
Koordinatori i PD-së e konsideron këtë program si një kontratë dhe program zhvillimi, mbi të cilën dëshirojnë që njerëzit t’i gjykojnë.
Shano bën edhe dallimin e programit të demorkatëve nga premtimet që po japin socialistët në fushatë.
Zoti Shano, ju jeni një prej hartuesve të programit elektoral të PD-së, ç’mund të na thoni më shumë rreth tij?
Më shumë se elektoral, programi i PD është një program zhvillimi. Është një kontratë, përmes së cilës duam të na gjykojnë qytetarët. Është një akt dashurie dhe besimi te Shqipëria. Në fakt, nuk gaboheni. Përpara se të hidhej ky program në letër, kam pasur privilegjin të përfitoja nga kontributet. Edhe thjesht nga prezenca e mjaft njerëzve kur debatoheshin idetë dhe vizioni i këtij programi, përfshi edhe ekspertët e CDU.
Cila është pesha reale që ka programi elektoral në fushatë?
Një fushatë elektorale ka tre komponentë të rëndësishëm – këto janë: programi ose kontrata, ekipi dhe strategjia e komunikimit. Pesha e programit në fushatë varet nga deri në ç’nivel ka arritur një shoqëri te jetë racionale. Ose nga i anon kandari, nga forma apo përmbajtja. Mendoj se në kushtet e sistemit tonë elektoral i vetmi element me përmbajtje është programi elektoral, ndërsa dy të tjerët janë elemente të formës dhe jo të përmbajtjes. E thënë ndryshe, nëse sot programi është gjella që do hash, atëherë pjata është ekipi, dhe thika, luga, piruni janë strategjia e komunikimit. Secili qytetar që voton duhet të zgjedhë çfarë është më e rëndësishme për të, gjella, pjata apo mjetet e të ngrënit përpara se të hedhë votën në kuti. Cili nga këto elemente i garanton atij mbijetesën, stabilitetin, zhvillimin, të ardhmen. A do mbetet “më i rëndë bishti se sqepari” fataliteti ynë?
A janë vërtet kaq të ndryshëm nga njëri-tjetri programet e palëve?
Shpesh thuhet që ato janë njësoj. Ka shumë dallim mes programit tonë dhe atij të Partisë Socialiste, që zakonisht nuk ekziston. Ka dallim thelbësor. Socialistët thonë se do bëjnë shtet se s’bën, ne themi se do bëjmë ekonomi të fortë se s’bën. Ata shohin qeverinë si aktor, ne e shohim atë si shërbëtor. Programi i PS premton 220.000 vende pune dhe koncesione ndaj të preferuarve për 1 miliard euro. Programi ynë garanton taksa të ulëta 9%, inovacion, investim teknologjik dhe mundësi më të mëdha e të barabarta për çdo biznes apo qytetar të Shqipërisë apo të huaj. Socialistët premtojnë të shërojnë simptomat siç është papunësia, ne garantojmë të kurojmë shkaqet, rrënjët ku krijohet ajo – prona, infrastruktura, arsimi, kultura. Dallimi i madh mes llafeve të socialistëve dhe programit tonë është: ata premtojnë të eliminojnë kollën, ne garantojmë shërimin nga ftohja. Programi i Partisë Demokratike ndihmon me çdo kusht, mjet dhe burim ekonominë, atje ku krijohet pasuria, punësimi, siguria dhe e ardhmja e çdo shqiptari, ndërsa Partia Socialiste synon të zmadhojë akoma edhe më qeverinë, vendin ku harxhohet pasuria e shqiptarëve.
Programet që shpallen në fushata janë shpesh deklamative dhe të mbushura me premtime. Çfarë ka të veçantë ky program i PD-së?
Ky është programi i Republikës së Re. Që fillon me një reformë të thellë kushtetuese dhe zgjedhore për ta kthyer Shqipërinë nga një republikë të partive politike në republikën e qytetarëve. Që vazhdon dekriminalizimin dhe eliminimin e narkotrafikut. Që garanton se qytetari nuk do jetë më nën thundrën e zyrtareve. Ky program garanton se brenda vitit 2018 titujt e pronësisë do jenë të sigurt njësoj si në Europë. Dhe se prona do kompensohet vetëm me vlerën e tregut. Mbron konkurrencën e lirë dhe të barabartë dhe jo “konkurruesit”.
Mirë, po çfarë do përfitohet konkretisht nga njerëzit?
Ky program garanton kujdes dhe dinjitet për çdo shqiptar, ul taksën mbi konsumin, ul çmimin e energjisë dhe karburantit, rrit pensionin minimal në 25.000 lekë. Ky program garanton ndihmën për çdo shqiptar në nevojë dhe garanton se asnjë shqiptar nuk do humbë jetën më për shkak të reformave të qeverisë. Programi i PD garanton kujdesin shëndetësor për shqiptaret e çdo moshe. Paraja publike do ndjekë pacientin dhe jo Vilmën. Nuk do ketë më asnjë koncesion monopol në shëndetësi dhe në ekonomi.
Si do i realizoni këto?
Ky është programi i çlirimit të ekonomisë nga të gjitha pengesat e akumuluara në 25 vjet – ligjore institucionalestrukturore. Është programi i mbështetjes së bujqësisë me 150 milionë euro për ta çuar atë drejt agroindustrisë dhe sigurisë së çdo fermeri. Është programi i kompletimit të infrastrukturës në ndihmë të ekonomisë dhe tregjeve kombëtare e rajonale. Është programi i taksave më të ulëta në këto 3 dekada, i taksës së sheshtë 9% mbi kapitalin dhe punën, që çlirojnë 1 miliard euro në ekonomi dhe e kthejnë Shqipërinë konkurruese në rajon, magnet të investimeve, ndërsa vlerësojnë çdo pikë djerse, mundim e guxim të shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit. Shpenzimet qeveritare nuk do i kalojnë 31% të GDP, të ardhurat do arrijnë 27-28% të GDP, ndërsa garancia e gjithçkaje sa thamë më lart është një rritje ekonomike me mbi 5% në vit. Kujt nuk i mbushet mendja për këtë dhe pyet ku do i gjejmë lekët për këto, le të marrë leksione private për kurbën Laffer. Është bindja jonë e palëkundur se këtë vend do e çojë përpara ekonomia dhe jo qeveria.
Cila është sfida nga e cila ju prisni më shumë?
Edhe pse hallet e shqiptarëve bëjnë të dëgjohen më fort mbështetja dhe kujdesi për shtresat në nevojë, ky program ka shumë sfida. Sfida kryesore është rritja e produktivitetit të kapitalit fizik dhe atij njerëzor. Orientimi i ekonomisë tek e ardhmja – tek ekonomia dixhitale, tek ekonomia e dijes. Ky program e sheh rininë, e cila sot është e papunë, si zgjidhjen dhe jo si problemin e Shqipërisë - punësimi i saj do nxitet me çdo formë e mënyrë. Ajo që më ka dhënë më tepër kënaqësi në punë e sipër është qasja ndaj arsimit. Ky program synon ta kthejë arsimin në një burim kryesor të rritjes ekonomike të vendit, në kontribuesit kryesorë të PBBsë. Rritja e produktiviteti të kapitalit njerëzor është, sipas meje, rruga e vetme që do prosperojë Shqipërinë. Zhvillimi i ekonomisë së dijes, lidhja e njeriut me tregun do fillojë që në arsimin parashkollor e deri në arsimin e lartë. Do 5- fishohet buxheti i kërkimit dhe zhvillimit. Shqipëria do prodhojë manaxherë të dijes dhe produkte dixhitale, duke garantuar dhe integrimin e teknologjisë së informacionit masivisht në ekonomi – kjo i rrit ndërmarrjet me 2 apo tri herë. Bërja e arsimit të mesëm të detyrueshëm dhe financimi i intershipeve për ata që mbarojnë shkollën e lartë synojnë gjithashtu të rrisin garancitë e punësimit për të rinjtë. U zgjata më shumë se ç’duhet, por këmbëngul se programi që po u paraqesim njerëzve nuk është një program i zhvillimit qeveritar, por një program i zhvillimit kombëtar, që e zhvendos ekonominë tonë nga mbijetesa te produktiviteti dhe inovacioni.
Programi është vizion politik, por ai përcaktohet nga vullneti politik. Sa pengues apo inkurajues është vullneti?
Është e qartë që e majta shqiptare ka një vullnet politik pengues për ekonominë, pasi ajo, pavarësisht fasadës së saj, nuk arrin të shkëputet nga nevoja e përhershme e të majtëve që pas revolucionit të kuq të tetorit 1917 për të konfirmuar dominimin e tyre mbi ekonominë dhe jetën e njerëzve. Parulla e tyre se do bëjmë shtet se s’bën thjesht sa e konfirmon këtë gjë. Vullneti ynë politik është akoma dhe më i qartë. Partia Demokratike erdhi në vitin 1990 përmes Lirisë Politike. Me këtë program ne do të realizojmë Lirinë Ekonomike. Pa Lirinë Ekonomike, të gjitha liritë e tjera janë të dobëta, të paplota, nuk kanë kuptim. Punësimi, strehimi, shkolla e fëmijëve, siguria, dinjiteti, shëndeti, pensioni, liria për të zgjedhur dhe jetuar – të gjitha këto varen nga një ekonomi e fortë. Asnjë liri nuk është e plotë, nuk qëndron dot në këmbë pa lirinë ekonomike. Ky është vullneti ynë politik. Një ekonomi e fortë!
Sa do kapet, apo përthithet nga njerëzit ky program?
Tashmë kemi hyrë në fushatë elektorale, kohë kur programe elektorale u komunikohen drejtpërdrejt shqiptarëve, memories dhe vetëdijes së tyre. Xhepit dhe ëndrrave të tyre, vizionit dhe përkatësisë së tyre. Tezat e këtij programi janë artikuluar nga Kryetari Basha në kohë dhe testuar në publik. Kryetari Basha në takimet e tij elektorale i merr dhe rimerr të gjitha elementet konkrete të këtij programi. Por është shumë e rëndësishme që çdokush tjetër i angazhuar dhe që ka përgjegjësinë e komunikimit të këtij programi te votuesi të bëjë ç’është e mundur brenda vizionit dhe vetëdijes së vet politike të evitojë situata të tipit i zoti e shet, tellalli s’e jep.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38