Harxhi komenton padinë e Ramës ndaj Haradinajt: Pse nuk veproi njëlloj me Vuçiç kur mohoi masakrën e Reçakut?

E ftuar në emisionin “Tempora” Edit Harxhi, ish zv. ministre e jashtme ka komentuar padinë e Ramës ndaj kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Harxhi mori si shembull rastin e presidentit Vuçiç, teksa tha se të njëjtën padi Rama duhej të kishte ngitur ndaj tij kur ky i fundit akuzoi Ramën se po bën Shqipërinë e madhe, apo kur mohoi gjenocidin e Reçakut.

Është edhe padia që u ngrit kundër kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, që është gafë që është gabim historik, është edhe turp për mua, si një shqiptar që i ka dedikuar dhe vazhdon t’i dedikojë jetën e saj çështjes së Kosovës. Unë çuditem dhe ato ditë i bëja pyetje vetes, si është e mundur që zoti Rama nuk ngrit një padi kundër Vuçiçit kur ai akuzoi se vëllai i tij ngriti dronin në mes të Beogradit.

Si ka mundësi që zoti Rama nuk ngriti një padi kundër Vuçiçin kur ky akuzoi se Rama po gatuan Shqipërinë e madhe. Po kur ai mohoi Reçakun, gjenocidin e Reçakut dhe ngrihet kjo padi ndaj kryeministrit të Kosovës”, u shpreh Harxhi.