Flash News

KRYESORE

Hashim Thaçi anulon takimin në Uashington pas akuzave të Gjykatës Speciale për krime lufte

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka anuluar fluturimin e të shtunës drejt Uashingtonit, pas vendimit të Gjykatës së Hagës për të ngritur akt-akuzë kundër tij dhe Kadri Veselit, për krime lufte.

Lajmi konfirmohet në rrjetin social ‘Twitter’ nga i dërguari special i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

“Unë e respektoj vendimin e tij për të mos marrë pjesë në diskutimet, derisa të zgjidhen çështjet ligjore të këtyre pretendimeve”, ka thënë Grenell.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mediat kosovare raportojnë për një sërë akuzash të ngritura nga Prokuroria e Hagës për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryetarin e PDK, Kadri Veselin.

Në akuzë pretendohet se dy drejtuesit-Thaçi dhe Veseli- janë përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Ata akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit, krime lufte, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Të fundit