Flash News

KRYESORE

Hashim Thaçi kthehet në vendlindje, poston foto me prindërit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është kthyer sot në Kosovë. Ai ka postuar në Facebook një foto ku shfaqet me prindërit.

Thaçi ka qenë jashtë vendit dhe ka ndërprerë udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara, ku pritej të mbahej takimi në mes të delegacionit të Kosovës dhe Serbisë për rifillimin e dialogut, me ndërmjetësim të ambasadorit Richard Grenell.

Vizita e tij u ndërpre, si pasojë e publikimit të akt-akuzës për të, nga Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë.

Kujtojmë se sot ishte parashikuar të mbahej një konferencë për shtyp e presidentit Thaçi por që u shty për ditën e nesërme në orën 20:00.

Të fundit