Flash News

KRYESORE

Hashim Thaçi ndryshon qëndrim: Turqit e ekstraduar kanë kryer krime në Kosovë

Hashim Thaçi ndryshon qëndrim: Turqit e ekstraduar kanë kryer

Presidenti Hashim Thaçi ka ndryshuar qëndrim lidhur me gjashtë shtetasit turq të ekstraduar, pas telefonatës që ka zhvilluar me homologun Rexhep Taip Erdogan.

Në një dalje për mediat, Thaçi tha sot se turqit që akuzohet si mbështetës të Lëvizjes Gylen, kanë kryer krime në Kosovë dhe kj oështë arsyeja përse janë ekstraduar.

“Deri më tani kam pranuar një raport të hollësishëm që është dëgjuar nga edhe nga kryeministri kryeparlamentari dhe liderëve të tjerë, nga AKI që në mënyrë të detajuar sqaron se arsye dhe proceudura që ka vepruar për anulimin e lejen qëndrimin respektivisht për kërkesën që ka të bëjë me veprimin e tyre të paligjshëm në Kosovë, pra arsye e vetëm është rrezikimi i sgurisë. Depërtim të shtetasve të huaj ka pasur edhe në të kaluarën duke respektuar procedurat në fuqi, procedurat duhet të sqarohen nga AKI dhe MPB dhe nëse ka pasur shkelje atëherë përgjegjësit duhet të japin llogari. Unë jam në dijeni se organet shtetërore janë duke hetuar këtë rast dhe po e presin përfundimin e tyre. Turqit e depërtuar kanë kryer krime në Kosovë”, deklaroi Thaçi.

Ky qëndrim i Thaçit bie ndesh me deklaratat e mëparshme të bëra prej tij dhe vendimeve të qeverisë së kryeministrit Haradinaj, i cili ka shkarkuar kreun e shërbimit inteligjent dhe ministrin e Brendshëm, si përgjegjës për ekstradimin e palajmëruar të turqve.

Të fundit