Flash News

KRYESORE

Hasi emërohet trajner i skuadrës arabe, e prezantojnë me flamurin e Belgjikës

Trajneri shqiptar Besnik Hasi, do të jetë tekniku i ri i skuadrës së Arabisë Saudite, Saudi Al-Raed Fc.

Hasi do të drejtojë këtë ekip pas shkarkimit të trajnerit të mëparshëm, Mark Bryz, i cili u shkarkua nga presidenti i klubit për rezultate jo të mira.

Ekipi i Saudi Al-Raed Fc e ka prezantuar Hasin në rrjetet sociale, por ajo që ka rënë në sy ka qenë gafa e tyre me flamurin.

Në vend të flamurit shqiptar ata kanë vendosur flamurin e Belgjikës.

Kujtojmë se Hasi më parë ka qenë trajneri i Anderlecht në Belgjikë, e ndoshta kjo mund të jetë një arsye e ngatërresës së arabëve.

Të fundit