Flash News

KRYESORE

Haxhinasto del nga Krimet e Rënda: U pyeta për përgjegjësitë e mia

Haxhinasto del nga Krimet e Rënda: U pyeta për

Ish-ministri Edmond Haxhinasto u thirr në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ku ka dhënë dëshminë e tij sa i përket abuzimeve për rrugën Elbasan-Tiranë dhe Elbasan Gjinar.

Pasi ka dalë nga Krimet e Rënda, Haxhinasto është pyetur  nga gazetarët në lidhje me dëshminë e tij.

“U pyeta për ato gjëra që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e mia si ish-drejtues politik i Ministrisë së Transporteve dhe Infrastukturës gjatë një periudhe e theksoj një periudhe të zhvillimit të këtij projekti”, u shpreh duke shtuar se ka deklaruar po të njëjtat gjëra që ka thënë edhe më herët.

Kujtojmë që hetimet për këtë rrugë nisën pasi ministri Damian Gjiknuri bëri kallëzimin në prokurori në dhjetor të vitit të kaluar. Deri tani janë arrestuar dy ish-drejtuesit e ARRSH-së Dashamir Xhika dhe Andi Toma.

Të fundit