Flash News

KRYESORE

"Hazard është lojtari më dembel që kam parë në karrierë"

"Hazard është lojtari më dembel që kam parë

John Obi Mikel mendon se Eden Hazard është një futbollist dembel. Ky i fundit mund të jetë spektakolar në fushë, por punon pak. Mikel e ka komentuar kështu ish-shokun e tij të skuadrës te Chelsea, duke folur tashmë si lojtar i Trabzonsporit.

"Eden Hazard ka një talent të pabesueshëm, por ai është njëkohësisht futbollisti më dembel me të cilin kam punuar në karrierën time. Kur stërviteshim, na priste neve që të mbaronim. Kur vinte puna për të nisur ndeshja, gjërat ndryshonin. Ai ishte menjëherë më i miri. Mendoj se ai është në të njëjtin nivel me yje si Ronaldo apo Messi", ka thënë “beIN Sports” në Turqi.

Eden Hazard tani luan te Real Madrid dhe dalëngadë po merr veten pas nisjes së dobët të sezonit.

Të fundit