Flash News

KRYESORE

Hazard mbyll sezonin, Reali konfirmon dëmtimin

Hazard mbyll sezonin, Reali konfirmon dëmtimin

Sulmuesi Eden Hazard duket se është i mallkuar. Ai u dëmtua në ndeshjen e  mbrëmjes së djeshme të humbur ndaj Levantes me rezultatin 1-0. Belgu e nisi si titullar takimin, por la ndeshjen në minutën e 66' mes dhimbjesh.

Reali ndërmoi të gjitha vizitat mjekësore sot dhe u arrit në përfundimin se lojtari do të mungojë 2 muaj. Ai ka sërish të njëjtin dëmtim që e mbajti për 3 muaj jashtë fushave të lojës.

Ky është dëmtimi i 3 për Hazard brenda këtij sezoni dhe duket se belgu do të ketë shumë vështirësi për t'u rikthyer në formë. Sezoni duket i mbyllur, ndërsa mbetet në dyshim dhe europiani.

Të fundit