Flash News

KRYESORE

Hazard operohet në SHBA, Zidane e pret vetëm për ndeshjet e fundit

Hazard operohet në SHBA, Zidane e pret vetëm për ndeshjet e

Pritej shumë nga Eden Hazard në Madrid, por deri tani ka rezultuar dështim. Sulmuesi belg u transferua me shumë bujë në "Santiago Bernabeu" në merkaton e verës, por deri tani ka luajtur vetëm 1123 minuta me "Los Blancos".

Dëmtimet kanë ndikuar shumë keq te 28-vjeçari. Ai sot ka kryer operacionin në kaviljen e djathtë në SHBA. Gazeta "Marca" shkruan se ndërhyrja ka dalë me sukses dhe tani nis faza e vështirë e rikthimit të tij në fushë.

Në Spanjë nuk tentojnë të bëjnë parashikime për rikthimin e Hazardit. Pritet që ai të jetë gati në muajin maj. Kampionati spanjoll përfundon me datë 24 maj dhe trajneri Zinedine Zidane shpreson ta ketë në dispozicion në ndeshjet e fundsezonit.

Të fundit