Flash News

KRYESORE

Hazard zgjedh më të mirin, belgu ndan Zidane-Conten-Sarrin

Hazard zgjedh më të mirin, belgu ndan Zidane-Conten-Sarrin

Sulmuesi i Real Madrid-it dhe Belgjikës, Eden Hazard, ka bërë dallimin e trajnerëve më të mirë që ka punuar. Ai u largua nga Chelsea në verë për t'iu bashkuar Real Madridit. Sulmuesi po e shijon shumë eksperiencën e tij në Madrid dhe punën me Zidane.

"Me Zidane stërvitja është gjithmonë me top. Kur ke punuar më parë me italianë, si unë me Conten apo Sarrin, nuk e shijon aq shumë.

"Gjithçka është më e kontrolluar. E vështirë ta krahasosh Sarrin me Zidane. Jam i tërhequr pas Zidane në Madrid dhe ndihem shumë mirë. Ai më tha në Euro2016: 'Do të ishte mirë që të vije'. E vështirë që t'i thuash jo", - tha Hazard.

Të fundit