Flash News

KRYESORE

HEC-et në Valbonë, Gjykata Administrative rrëzon padinë e tropojanëve

HEC-et në Valbonë, Gjykata Administrative rrëzon padinë e

Gjykata Administrative ka shqyrtuar padinë e banorëve të Tropojës dhe ka arritur në përfundimin që HEC-et në Valbonë të vazhdojnë punën.

Vendimi është marrë sot nga gjykata, duke rrëzuar kështu padinë e 27 banorëve të cilët më 31 janar të këtij viti ngrenë një padi për fuqizimin e vendimit Këshillit Kombëtar të Territorit për shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit të hidrocentralit Dragobia.

Vendimi i marrë nga KKT me datë 08/09/2016 kundërshtohet prej kohësh nga banorët e zonës, ndërkohë që punimet për ndërtimin e hidrocentralit janë duke avancuar.

Më tre nëntor të vitit të shkuar e njëjta gjykata hodhi poshtë një tjetër padi të banorëve të Valbonës, të cilët kërkonin pavlefshmëri absolute të kontratave të dy hidrocentraleve Dragobia dhe Çerem që janë në proces ndërtimi përmes anulimit të kontratës së koncesionit dhe lejes mjedisore, lejes së ndërtimit dhe lejes së përdorimit të rezervave ujore. Gjykata e cilësoi si të ligjshëm ndërtimin e HEC-eve dhe ka lejoi vazhdimin e punimeve.

Në muajin prill të vitit të kaluar, në brendësi të Parkut Kombëtar të Valbonës, kanë nisur punimet për ndërtimin e një prej dy hidrocentraleve, që planifikon të fusë në tunel 3 kilometra të lumit Valbonë, në një prej segmenteve më të bukur dhe të pa prekur nga dora e njeriut.

Valbona është një burim të ardhurash për banorët e zonës, kjo falë turizmit që ka kjo zonë, duke u kthyer në një nga tre destinacionet kryesore të turizmit në Shqipëri. National Geographic në vitin 2017 e shpalli si një nga “9 Best Places in the Ëorld to Enjoy the Great Outdoors”.

 

Të fundit