Flash News
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
“HEC-i në kanionin e Holtës; babëzitja për para po mbjell kudo beton”
Një hidrocentral i ri që po ndërtohet në Gramsh rrezikon të shkatërrojë një nga atraksionet natyore më të vizituara sëfundmi, kanionin e Holtës. Alarmin për këtë e kanë dhënë ambientalistë, por edhe politikan.
Për deputetin demokrat të qarkut të Elbasanit, Luçiano Boçi, babëzitja për fitim nuk ka kursyer asgjë dhe ka mbjellë kudo beton.
“Kanioni i Holtës në Gramsh, një ndër bukuritë e rralla të natyrës magjepsëse shqiptare, po vritet e zhduket nën betonin e HEC-it, të dhënë si leje ndërtimi nga ish Ministri Gjiknuri. Firma ERA HYDRO, e themeluar në nëntor 2016, me kapital filllestar vetëm 100 000 lekë, po shkatërron një pasuri e trashëgimi natyrore qindra mijëra vjeçare, të dhuruar nga Zoti. Impakti shkatërrues natyror dhe dëmi janë apokaliptikë për mjedisin atje dhe kanionin e rrallë. Babëzia për fitim nuk ka kursyer asgjë dhe ka mbjellë kudo beton. Kjo marrëzi me natyrën e Zotin duhet të ndalet!”, shkruan Boçi.
Projekti parashikohet të përfundojë në 2020-ën dhe ka një vlerë prej 460 milionë lekësh.