Flash News

KRYESORE

Heidi Klum mendon se është infektuar me COVID-19 por nuk testohet dot

Heidi Klum mendon se është infektuar me COVID-19 por nuk testohet dot

Supermodelja e famshme Heidi Klum mendon se është infektuar me COVID-19 por po shpreson qe të jetë thjesht një ftohje kalimtare . Edhe pse është përpjekur të testohet, deri më tani nuk ka pasur rezultat.

Supermodelja 46-vjeçare ja munguar në “America`s Got Talent” këtë jave sepse kishte simptoma ftohje dhe përmes një postimi në Instagram, aj ka sqaruar se ka tentuar të testohet nëse është prekur me koronavirus nga dy mjekë të ndryshëm, por s`ka pasur fat.

“Nuk ka teste këtu,” tha ajo në videon e saj në Instastory. “Nuk ndihem mirë dhe prandaj po rri në shtëpi, që të mos infektoj të tjerët.”

Simptomat e Klum përfshijnë ethe, kollë dhe rrufë.“Kujdesuni për veten,” shtoi ajo. “Qëndroni në shtëpi nëse nuk ndiheni mirë.”

Të fundit