Flash News

KRYESORE

Helidon Bendo në krye të SHISH, Meta pranon se nuk është ende i bindur për zgjedhjen e Ramës

Helidon Bendo në krye të SHISH, Meta pranon se nuk është

Presidenti Ilir Meta ka pranuar se nuk është bindur ende për zgjedhjen e kryeministrit Edi Rama për të emëruar në krye të SHISH, Heldion Bendon.

Meta theksoi sot se kjo vendimmarrje është e rëndësishme dhe se presidenti duhet të jetë i bindur kur të veprojë.

“Duhet të kemi në konsideratë se një vendimarrje e tillë është e rëndësishme dhe presidenti duhet të jetë i bindur se një vendimmarrje e tillë e përforcon pavarësinë dhe efikasitetin e një institucioni kaq të rëndësishëm”, tha Meta gjatë konferencës me homologun malazez, Filip Vujanoviç.

Bendo është propozimi i Ramës për të zëvendësuar Visho Ajazi Likën në krye të Shërbimit Informativ, por edhe pse Meta pranoi dorëheqjen e ish-kryetarit, nuk ka dhënë ende miratimin për zëvendësuesin e tij.

Presidenti Meta kundër kryeprokurorit të përkohshëm: Hap i njëanshëm, nuk do i shërbente konsolidimit të institucioneve

Të fundit