Flash News

KRYESORE

Helikopterët e VIVA në aksione në Dibër e Burrel, shuhen flakët në Sllatinë

Helikopterët e VIVA në aksione në Dibër e Burrel, shuhen

Pas përfundimit me sukes të operacionit për shuarjen e zjarreve masive në Sllovë të Dibrës, helikopterët e kompanisë Viva si dhe stafi i kualifikuar gjerman kanë nisur një tjetër aksion në Njësinë administrative Ulëz, bashkia Burrel. Kanë qenë emergjencat civile, të cilat pasi kanë vlerësuar bashkëpunimin në operacionet e mëhershme kanë kërkuar që helikopteri i kompanisë Viva të marrë pjesë në aksionin e Ulzës për shuarjen e flakëve.

“Dërgoni ditën e nesërme që në orët e para të mëngjesit një helikopter për të shuar zjarrin e rënë : Në zonën pyjore në vendin e qyajtur Gura e Sllatinjës, fshatin Sllatinë Njësia Administrative Sllovë bashkia Dibër dhe në zonën pyjore në Njësinë Administrative Ulëz bashkia Burrel” shkruhet në thirrjen e Emergjencave Civile që mba datën 5 gusht ora 23:40 minuta.

Puna intensive për vendosien për eleminimin e vatrave të zjarrit ka vijuar menjëherë ndërsa Era e fortë që ka favorizuar përhapjen e flakëve të zjarrit si dhe tymi kanë vështirësuar operacionin në këtë zonë. Për shuarjen e flakëve helikopteri është furnizuar me ujë në Liqenin e Shkopetit

Ashtu si dhe në operacionet e realizuara në zonat ku situata ka qenë më shqetësuese, VIVA ka vijuar të punojë për të shuar zjarret që kanë rënë në pyjet e Shqipërisë.  

Të fundit