Flash News

KRYESORE

Helikopterët “VIVA”, mision për shuarjen e zjarreve në Malësinë e Madhe, Mirditë e Vau i Dejës

Helikopterët “VIVA”, mision për shuarjen e zjarreve

Zjarret e rëna në zonën e quajtur Qafë Thore në Shkrel të Malësisë së Madhe janë përhapur shumë shpejt. Për shkak të përmasave të zjarreve por dhe të terrenit të vështirë, Emergjencat Civile kanë kërkuar ndihmë nga kompania VIVA, e cila pas ndërhyrjes ka arritur të vëjë në kontroll situatën duke mos lejuar përparimin e mëtejshëm të flakëve drej majës së Radohimës.

Por nuk ka qenë vetëm kjo ndërhyrja e vetme. Emergjencat Civile kanë kërkuar ndihmë dhe për zjarret e rëna në Vaun e Dejës dhe në Mirditë, ku në rrezik kanë qenë banesat dhe shkolla të fshatit Orosh dhe të fshatit Karme. Situata është vështirësuar ndjeshëm në mesditë kur zjarret kanë qenë në përmasa të mëdha.

Menjëherë pas kësaj helikopterët dhe stafi gjerman tashmë me një eksperiencë të gjatë në operacione të vështira kanë nisur punën duke mos lejuar përhapjen e mëtejshme të zjarreve.

Ashtu si dhe në misionet e tjera, përparësi ka qenë shpëtimi i jetëve të njerëzve dhe të shtëpive.

Të fundit