Flash News
Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetarët kërkojnë largimin e Klosit dhe Tavos
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Helmet e rrezikshme në Vlorë/ Jamarbër Malltezi: Shqiptarët po bëhen kurban nga lufta mes bandave
Pas kapjes dhe bllokimit të një ngarkese me mbetje të rrezikshme në një traget të linjës Brindisi-Vlorë kanë vijuar deklatarat dhe akuzat nga ana e opozitës në drejtim të Qeverisë.
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi ka dalë sot para mediave në portin e Vlorës dhe e ka cilësuar këtë ngjarje si një aferë të madhe të Edi Ramës.
“Të gjithë mbani mend sesi Edi Rama u përpoq të kalonte ligjin për importin e mbetjeve para pak vitesh me përbetimet se Portet dhe Doganat Shqiptare ishin të sigurta. Ndonëse nuk e miratoi dot ligjin, Rama lejon importin e mbetjeve nën etiketën si kimikate, përmes VKM 665 të datës 21.09.2016 “Për eksportin dhe importin e kimikateve të rrezikshme”.
Vlonjatët si gjithë shqiptarët meritojnë det dhe mjedis të pastër, pa helme dhe pa mbetje të rrezikshme. Vlonjatet patën mundësi të ndiejnë nga afër dëshirën e madhe të Edi Ramës për të importuar plehrat e botës. Mediat italiane raportuan për të paktën 15 udhëtime me traget, ku sasi të konsiderueshme të mbetjeve të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, largohej nga Italia me qëllim depozitimin në Shqipëri sipas një skeme tipike mafioze. Vlonjatët dhe gjithë shqiptarët panë Edi Ramën në darkë të ngushtë me z. Kornuzi që banon në Siçili, pronarin e ndërmarrjes “Kornuzi”, biznesi i së cilës është ajo e depozitimit të mbeturinave dhe e cila transportonte ngarkesën jashtë portit te Vlorës. Tek rruga e 15-të mesa duket qenkan prishur pazaret dhe u kap ngarkesa”, tha Malltezi, duke ngritur pyetjen se ku kanë përfunduar 14 ngarkesat e mëparshme me mbetje të rrezikshme.
Malltezi deklaroi se Rama mbase do ta justifikojë se edhe në darkën e ngrohtë, ia ulën trafikantin me zor, por sipas tij shqiptarët e kanë të qartë lidhjen e Ramës me trafiqet, bandat, drogën dhe plehrat.
“Kjo qeveri duhet hequr qafe si një mbetje e rrezikshme për qytetarët. Në përpjekje për të fshehur importin e kancerit, qeveria dje tentoi të gënjente sikur nuk janë mbetje të rrezikshme, POR ky vend nuk ka laboratorë të akredituar të mbetjeve të rrezikshme NDËRSA mbetjet radioaktive janë pjese e vogël e mbetjeve te rrezikshme.
Azbesti dhe vajrat e ndotura nuk janë radioaktive, POR janë mbetje toksike kancerogjene! Prokuroria shqiptare i detyrohet popullit të Vlorës që mos të mbylle sytë, por të bashkëpunojë me prokurorinë e Leçes për të hetuar këtë trafik ndërkombëtar mbetjesh të rrezikshme, të sjellin polici shkencore dhe të marrin mostrat për ti analizuar në Laboratorët e Akredituar të Mbetjeve të rrezikshme pasi në Shqipëri nuk ka asnjë laborator të akredituar për këto lloj mbetjesh. Shqiptarët nuk ka pse bëhen kurban”, përfundoi nga Vlora Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi.