Helmim nga ushqimi? Tjetër version po shqyrtohet për tragjedinë në Bulziqë ku humbën jetën nëna dhe dy fëmijët

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në fshatin Gurrë të Bulqizës, ku një nënë me dy fëmijët e saj humbën jetën. Nga të dhënat e para të policisë u tha se viktimat janë helmuar nga bombola gazit. Ndërkohë që në gjendje të rëndë ndodhet vajza tjetër e familjes.

Një version i dytë, i mundshëm i ndarjes nga jeta të tre familjarëve, i cili po merret nën shqyrtim është helmimi nga ushqimi.

Burime për Top Channel bëjnë me dijeni se janë marrë mostrat e ushqimit për të bërë analizat përkatëse.

Do jetë ekspertiza ajo që do të zbulojë shkakun e vërtetë.

Rrjedh bombola e gazit në Bulqizë, humb jetën nëna me dy fëmijët