Flash News

KRYESORE

Helmimet masive në Bulqizë, shkon në 100 numri i të prekurve

Helmimet masive në Bulqizë, shkon në 100 numri i të prekurve

Rritet bilanci i personave të prekur , të cilët kanë mbërritur në spitalin e Bulqizës me simptoma helmimi.

Që prej të shtunës, numri i të prekurve ka arritur sot në 100 persona.

Mjekët kanë deklaruar që në krye të herës se dyshohet se helmimi masiv është shkaktuar nga uji i pijshëm.

Mjeku Ramazan Ceni deklaron se fluksi i të prekurve vijon, madje ka raste që në spital paraqitet edhe e gjithë familja.

Ndërkohë, prefekti i qarkut  Dibër, Nexhbedin Shehu reagon sot duke theksuar se për ujin janë kryer dy teste. Në të parin, uji rezultoi brenda normave sipas prefektit, ndërsa testi i dytë pritet të dalë pas katër ditësh.

Të fundit