Flash News

KRYESORE

Helmimi gjatë verës, rreziku më i madh vjen nga salmonela

Helmimi gjatë verës, rreziku më i madh vjen nga salmonela

Gjatë verës, përveçse duhet të ruhemi nga rrezet ultravjollcë dhe dehidratimi, nuk duhet të harrojmë as numri e të infektuarve nga salmonela.

Produktet ushqimore në temperaturë të lartë prishen më shpejtë dhe më lehtë, prandaj gjatë verës duhet t’i kushtohet kujdes helmimit.

Mjekët pohojnë se është shumë e rëndësishme që infeksioni nga ky bakter të zbulohet me kohë.

Ushqimi mund të kontaminohet nga duar të palara dhe të infektuara. Më shpesh ndodh në rastet e ushqimeve që përgatiten me duar të cilat nuk lahen me sapun pas përdorimit të tualetit.

Simptomat paraqiten ndërmjet 24 dhe 48 orësh pas konsumimit të ushqimit të kontaminuar, ndërsa shfaqen me të  vjellja, temperaturë, dhimbje kokë, dhimbje  barku, dobësim të përgjithshëm dhe gulçe muskulore.

Mishi i viçit, i derrit, i pulës dhe vezët mund të jenë të infektuara me salmonelë. Por gjithashtu edhe perimet e freskëta mund të jenë të kontaminuara me salmonelë.

Përveç se me anë të ushqimit, me salmonela mund të infektoheni edhe nga kafshët e përkëdhelura (qentë dhe macet), të cilat shpesh janë bartës të këtij infeksioni. Për këtë arsye është shumë me rëndësi që t’i lani duart para çdo ushqimi.

Të fundit