Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Gjatë verës, përveçse duhet të ruhemi nga rrezet ultravjollcë dhe dehidratimi, nuk duhet të harrojmë as numri e të infektuarve nga salmonela.
Produktet ushqimore në temperaturë të lartë prishen më shpejtë dhe më lehtë, prandaj gjatë verës duhet t’i kushtohet kujdes helmimit.
Mjekët pohojnë se është shumë e rëndësishme që infeksioni nga ky bakter të zbulohet me kohë.
Ushqimi mund të kontaminohet nga duar të palara dhe të infektuara. Më shpesh ndodh në rastet e ushqimeve që përgatiten me duar të cilat nuk lahen me sapun pas përdorimit të tualetit.
Simptomat paraqiten ndërmjet 24 dhe 48 orësh pas konsumimit të ushqimit të kontaminuar, ndërsa shfaqen me të vjellja, temperaturë, dhimbje kokë, dhimbje barku, dobësim të përgjithshëm dhe gulçe muskulore.
Mishi i viçit, i derrit, i pulës dhe vezët mund të jenë të infektuara me salmonelë. Por gjithashtu edhe perimet e freskëta mund të jenë të kontaminuara me salmonelë.
Përveç se me anë të ushqimit, me salmonela mund të infektoheni edhe nga kafshët e përkëdhelura (qentë dhe macet), të cilat shpesh janë bartës të këtij infeksioni. Për këtë arsye është shumë me rëndësi që t’i lani duart para çdo ushqimi.