Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Helmimi i mbi 100 qytetarëve, Berisha dënon heshtjen e Manastirliut: Është veprim kriminal
Heshtje kriminale e konsideron ish-kryeministri Sali Berisha qëndrimin e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, për helmimin e më shumë se 100 qytetarëve në Bulqizë. Ndërkohë që numri i të helmuarave sa vjen e rritet, institucionet shtetërore dhe Qeveria nuk kanë bërë asnjë lëvizje.
Berisha thotë se Qeveria po përpiqet ta mbulojë skandalin duke e lënë në harresë, ndonëse duhet të ishte në krye të përballimit të emergjencës.
Mjekët dyshojnë se helmimi masiv në Bulqizë është shkaktuar nga uji i pijshëm.
Reagimi i Sali Berishës:
Heshtje kriminale e ndrikull Manasterliut dhe narkoshtetit per helmimin e mbi 106 qytetareve ne Bulqizes!
Numeri i te helmuarve rritet çdo ore!
Te dashur miq, qe dje Bulqiza dhe qytetaret e saj perjetojne nje situate te rrezikshme me aspekte dramatike. Gjate 24 oreve te fundit jane paraqitur prane sherbimit shendetesor mbi 106 qytetare te te gjitha moshave te helmuar dhe jo pak prej tyre ne gjendje te rende.
Shkaqet e ketij helmimi jane te paqarta.
Prinder te femijeve te helmuar akuzojne per mundesine e helmimit te ujit ne depo. Mjeket dhe infermieret e Bulqizes jane perpjekur te ndihmojne me te gjithe mundesite e kufizuara te tyre te semuret e helmuar.
Me kete rast uroj nga zemra sherim te shpejte qytetareve te helmuar por denoj me ashpersine me te madhe heshtjen kriminale te autoriteteve qendrore ndrikull Manasterliut, Vasal Kimikut, te cilet ndonese jane 106 qytetare te helmuar dhe numeri i tyre vazhdon te rritet, nuk kane dhene asnje njoftim per kete ngjarje te rende. Kjo sepse ne psikologjine e skizoidit çdo lajm negativ dhe mbartes i tij eshte armiqesor dhe armik qe duhet mbuluar me harrese! Turp!