Flash News

KRYESORE

Helmimi i opozitarit rus Navalny/ Berisha: Putin të ndëshkohet me sanksione të ashpra

Helmimi i opozitarit rus Navalny/ Berisha: Putin të ndëshkohet me

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me helmimin e opozitarit rus, Alexei Navalny, me gaz nervor supertoksik 'Novichok'.

Sipas Berishës, ky krim i shëmtuar tregon fytyrën e vërtetë antidemokratike të Putinit dhe regjimit të tij, i cili për pushtetin e tij personal është i aftë të shkelmojë çdo ligj e parim kombëtar dhe ndërkombëtar. 

Teksa i uron shërim të shpejtë Navalny-t, Berisha këshillon që Putin të ndëshkohet me sanksione të ashpra nga Perëndimi.

Reagimi i plotë:

Cari, tentative vrasje te rivalit!

Miq, dje kancelarja gjermane Anxhela Merkel njoftoi publikisht se Alexei Navalny, rivali kryesor i Vladimir Putinit qe po kurohet ne Berlin pasi ra papritmas ne gjendje komatoze ne avion ne Siberi, eshte i helmuar me gaz nervor supertoksik Novichok.

Ky krim i shemtuar tregon fytyren e vertet antidemokratike te Carit te Rusise, Putin dhe rregjimit te tij, i cili per pushtetin e tij personal eshte i afte te shkelmoje çdo ligj e parim kombetar dhe nderkombetar dhe te perdori çdo mjet per likujdimin fizik te kundershtareve te tij.

Rikujtoj ketu se ne konventat nderkombetare perdorimi i gazit nervor Novichok eshte i barabarte me perdorimin e armeve kimike dhe se ky gaz ruhet vetem ne laboratore supersekrete te ushtrise dhe se perdorimi i tij implikon direkt nivelet me te larta te Kremlinit.

Duke i uruar sherim te plote viktimes, shtoj se ky krim monstruoz deshmon gjithashtu rrezikun e madh qe paraqet per paqen ne bote Cari rus Putin, i cili meriton per kete tentative vrasje te radhes ndeshkimin me sanksionet me te ashpra. sb

Të fundit