Flash News

KRYESORE

Helmimi i ish-spiunit, Rama dëbon diplomatët rusë

Helmimi i ish-spiunit, Rama dëbon diplomatët rusë

Kryeministri Edi Rama është bashkuar me vendet e Europës  për vendimin e marrë ndaj diplomatëve rusë. Pas helmimit të ish-spiunit rus, Sergei Skripal, vendet si Britania, Gjermania dhe SHBA kanë vendosur të dëbojnë diplomatët rusë.

Në mbledhjen e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama lajmëroi vendimin e ndërmarrë. “Qeveria do të vendosë për dëbimin e disa shtetasve rusë. Ky është një veprim i koordinuar me vendet e NATO-s. Do dëbojmë rusët që kanë shkelur interesat kombëtare”, mësohet të ketë thënë Rama sot.

Mëngjesin e sotëm SHBA urdhëroi dëbimin e 60 diplomatëve rusë ndërsa Gjermania dhe Franca vendosën dëbimin e 4 diplomatëve rusë.

Pak më herët  Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump ka urdhëruar dëbimin e dhjetëra “zyrtarëve të inteligjencës” së Rusisë dhe ka urdhëruar mbylljen e konsullatës ruse në Sietëll.

Të fundit