Flash News

KRYESORE

Helmimi masiv/ Procedohet pronari i pastiçerisë

Helmimi masiv/ Procedohet pronari i pastiçerisë

Policia e Dibrës ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për pronarin e pastiçerisë, tortat e së cilës dyshohet të jenë bërë shkak për helmimin e banorëve.

“Me datë 09.06.2017 u referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër  për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndeve të tjera të rrezikshme për shëndetin”, parashikuar nga neni 288 i Kodit penal në gjendje të lirë, në ngarkim të shtetasit G.S, 39 vjeç, banues në Peshkopi” informon policia.

Blutë sqarojnë më tej se “ procedimi penal ndaj tij filloi pasi ky shtetas dyshohet se duke pasur nje aktivitet “Pastiçeri”,  në qytetin e Peshkopisë ka shitur ëmbëlsira  (Tortë),  jashtë kushteve dhe standarteve që kërkon ky produkt ushqimor, ku për pasojë persona të grup moshave të ndryshme nga Bashkia Dibër janë helmuar dhe po trajtohen në Spitalin Rajonal Peshkopi, aktualisht jashtë rrezikut për jetën”.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë  për veprime të mëtejshme.

Të fundit