Flash News

KRYESORE

Helmimi në miting, Nishani e konsideron “angazhim të sofistikuar”: Gjithçka është kundër Bashës

Helmimi në miting, Nishani e konsideron “angazhim të

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani e ka konsideruar “angazhim të sofistikuar” ndaj opozitës dhe kryetarit Lulzim Basha, helmimin që ndodhi gjatë mitingut të Partisë Demokratike.

Duke folur për ‘Zërin e Ameriakës’, Nishani tha se ‘gjithçka është e instrumentalizuar politikisht ndaj opozitës dhe ndaj liderit të opozitës’. Ai ka theksuar se 90% e establishmentit politik dhe 90% e medias, janë tërësisht në akuza ndaj opozitës.

Pavarësisht deklaratave pro opozitës, Nishani refuzoi të japë një përgjigje konkrete për angazhimin që do të ketë pasi të dorëzojë detyrën si President.

“Deri në 24 korrik do të qëndroj në zyrën e presidentit të republikës në respekt të plotë të atij betimi që kam bërë. Pas 24 korrikut, unë do të kem kohë, shumë kohë, për të bërë analistin, për të bërë opinionistin, për të bërë aktivistin... Por, ajo që mund të them sot, ka të bëjë me faktin që situata politike në Shqipëri kërkon mendje të kthjellta, kërkon zemër dhe shpirt të fortë, përballim me dinjitet të sfidave të shumta, mund të them nga të dyja aspektet, qoftë si President i Republikës, qoftë edhe si qytetar. Si President i Republikës, më vjen keq të shoh se shpesh herë, deri deri dhe në situata qesharake, kalohet kur gati 90% e establishmentit politik, 90% e medias, janë tërësisht në akuza ndaj opozitës. Jo se opozita duhet të marrë mbështetjen e gjithkujt, por besoj që Shqipëria në këtë rast përbën rastin unikal në vendet demokratike, në vendet pluraliste, ku i gjithë ky angazhim i përmasave të mëdha adresohet për të sulmuar opozitën. Në një kohë unë mendoj që në përgjithësi energjitë për opozicion duhen drejtuar ndaj fenomeneve, ndaj problematikave që kanë qytetarët shqiptarë, shqetësimeve të tyre, jetës së tyre ekonomike. Ndaj ky angazhim shumë i sofistikuar, edhe ditët e fundit, ndaj opozitës, kryesisht ndaj liderit të opozitës, zotit Basha, duket që, dhe krijon perceptimin, gati gati bindjen, që gjithçka është e instrumentalizuar politikisht ndaj opozitës dhe ndaj liderit të opozitës. Por, gjithsesi ajo që unë do të thoja ka të bëjë me faktin që për ne është shumë e rëndësishme që të ruajmë standartet dhe të kemi gjithmonë kurajon dhe gjithsecili në postin dhe në pozicionin që ka, ta kuptojë dhe ta ushtrojë mundësinë e tij si shërbyes. Si shërbëtor, jo si përfitues”, u shpreh Nishani.

Të fundit