Flash News

KRYESORE

Helmohen 15 studentë, policia zbardh shkakun

Helmohen 15 studentë, policia zbardh shkakun

Pesëmbëdhjetë studentë kanë përfunduar në spitalin “Nënë Tereza” orët e para të mëngjesit me sipmptoma helmimi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:04 dhe sipas hetimeve paraprake bëhet me dije se studentët janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në Kalimash, Kukës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.06.2017, rreth orës 01:04, në pavionin e infektiv të Spitalit Nënë Tereza kanë shkuar rreth 15 studente të toksikuar. Rreth orës 04:52 të gjithë studentët janë larguar për në banesë pas mjekimit të marrë. Nga veprimet hetimore të kryera është mësuar se këta shtetas janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në Kalimash, Kukës. Veprimet e mëtejshme proceduriale ndiqen nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës.

Të fundit