Flash News

KRYESORE

Helmohen 17 persona në Bulqizë, 6 prej tyre fëmijë

Helmohen 17 persona në Bulqizë, 6 prej tyre fëmijë

Të paktën 17 persona kanë përfunduar në spital të helmuar pas një dreke familjare.

Mësohet se mes të helmuarve janë edhe 6 fëmijë. Ngjarja është shënuar në Shupenzë të Bulqizës, ndërkohë që bëhet me dije se 10 prej të helmuarve po marrin ndihmë të specializuar pasi janë në gjendje të rëndë.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që nga informacionet paraprake bëhet me dije se helmimi është shkaktuar pas konsumimit të trileçeve në një pastiçeri të zonës.

 

 

 

 

Të fundit