Flash News

KRYESORE

Helmohen 70 persona pas ushqimit në restorant, policia arreston pronarin

Helmohen 70 persona pas ushqimit në restorant, policia arreston pronarin

70 persona janë paraqitur me shenja helmimi në spitalin e Bajram Currit ditën e sotme, pasi kishin konsumuar ushqim në një restorant në këtë qytet. Personat e helmuar konsumuar ushqim në lokalin (restorantin) e shtetasit Dashmir P, në lagjen “28 Gushti”, njofton policia.

Pas veprimeve të para hetimore, është arrestuar pronari 47 vjeçar i restorantit, banues në Gjakovë të Kosovës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.07.2017, specialistët e Seksionit të Hetimit Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, arrestuan në flagrancë shtetasin; Dashmir P, 47 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi; Më datë 18.07.2017, në spitalin e Bajram Currit janë paraqitur 70 persona për të marrë ndihmë mjeksore, pasi dyshohet se janë helmuar nga ushqimi. Nga kryerja e veprimeve të para hetimore ka rezultuar se këta shtetas kanë konsumuar ushqim në lokalin (restorantin) e shtetasit Dashmir P, në lagjen “28 Gushti”, në qytetin e Bajram Currit. Në lidhje me ngjarjen janë kryer veprimet proceduriale në bashkëpunim me specialistët e AKU-së, Drejtorisë së Shëndetit Publik Tropojë, ku janë marrë mostrat për kryerjen e ekzaminimeve përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale ” Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, parashikuar nga nenet 288 dhe 174 të K.Penal.

Të fundit