Flash News

KRYESORE

Helmohen nga ushqimi në dasmë, përfundojnë në spital 10 persona

Helmohen nga ushqimi në dasmë, përfundojnë në spital 10

Të paktën 10 persona janë shtruar në urgjencën e Qendrës Spitalore Elbasan pasi janë helmuar nga ushqimi. Ata janë paraqitur me shqetësime serioze për shëndetin, ndërsa janë shprehur se dje në mbrëmjë ishin në një dasmë në një nga lokalet kryesore të qytetit.

Ata janë paraqitur njëri pas tjetrit gjatë ditës së sotme në urgjencë dhe tre prej tyre sipas burimeve spitalore paraqiten në gjendje të rënduar.

Qendra Spitalore e Elbasanit ka kaluar në gatishmëri për përballimin me sukses të situatës së krijuar pasi parashikohet që fluksi i personave të helmuar nga ushqimi të rritet.

Të fundit