Flash News

KRYESORE

“Hënkshi kokën e njëri-tjetrit”, pa kaluar 24 orë nga deklarata e Ramës, atentat në Shkodër

“Hënkshi kokën e njëri-tjetrit”, pa kaluar 24

Ditën e sotme Fatos Ferracaku ka mbetur i vdekur nga një atentat në Shkodër, ndërsa i plagosur  Fatmir Mehaj.

Mbrëmjen e djeshme  i ftuar në emisionin “Repolitix” kryeministri Edi Rama për vrasjet mes bandave tha; “hënkshin kokën e njëri-tjetrit”.

Këta që hanë kokën e njëri-tjetrit, ta dish që sa herë hanë kokën e njëri-tjetrin, nuk ndjej asgjë tjetër veçse një frymëmarrje të thellë, dhe them hënkshin kokat e njëri-tjetrit.

Marr frymë thellë… Le të vrasin njëri-tjetrin, janë të lutur ta bëjnë. Këta të fortët që bëjnë të fortin nëpër qytete do zhduken, do e mendojnë mirë kur të dalin nga shtëpia”,u shpreh Rama.

Ngjarja e rëndë e mëngjesit të sotëm ka ndodhur rreth dy muaj pas vrasjes së biznesmenit Arjan Ferracaku në Shkodër. Bazuar nga i njëjti mbiemër, policia po heton edhe në një tjetër pistë, pasi dyshohet se mund të ketë lidhje me vrasjen e biznesmenit Arjan Ferracaku  në shtator të këtij viti.

Ndërsa policia konfirmon se pak minuta më parë është gjetur edhe një motoçikletë e djegur në zonën e Livadheve, që mendohet se u përket dy autorëve.

Të fundit