Flash News
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Gjekmarkaj letër Gjykatës së Apelit: Kthejini legalitetin Partisë Demokratike dhe opozitës
“Hënkshi kokën e njëri-tjetrit”, pa kaluar 24 orë nga deklarata e Ramës, atentat në Shkodër
Ditën e sotme Fatos Ferracaku ka mbetur i vdekur nga një atentat në Shkodër, ndërsa i plagosur Fatmir Mehaj.
Mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Repolitix” kryeministri Edi Rama për vrasjet mes bandave tha; “hënkshin kokën e njëri-tjetrit”.
“Këta që hanë kokën e njëri-tjetrit, ta dish që sa herë hanë kokën e njëri-tjetrin, nuk ndjej asgjë tjetër veçse një frymëmarrje të thellë, dhe them hënkshin kokat e njëri-tjetrit.
Marr frymë thellë… Le të vrasin njëri-tjetrin, janë të lutur ta bëjnë. Këta të fortët që bëjnë të fortin nëpër qytete do zhduken, do e mendojnë mirë kur të dalin nga shtëpia”,u shpreh Rama.
Ngjarja e rëndë e mëngjesit të sotëm ka ndodhur rreth dy muaj pas vrasjes së biznesmenit Arjan Ferracaku në Shkodër. Bazuar nga i njëjti mbiemër, policia po heton edhe në një tjetër pistë, pasi dyshohet se mund të ketë lidhje me vrasjen e biznesmenit Arjan Ferracaku në shtator të këtij viti.
Ndërsa policia konfirmon se pak minuta më parë është gjetur edhe një motoçikletë e djegur në zonën e Livadheve, që mendohet se u përket dy autorëve.