Flash News

KRYESORE

Heqja e kufirit Shqipëri-Maqedoni, Zaev mbështet propozimin e Ramës: Do kemi përfitime të mëdha

Heqja e kufirit Shqipëri-Maqedoni, Zaev mbështet propozimin e

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev ka mbështetur propozimin e homologut shqiptar, Edi Rama, për hapjen e kufirit midis dy shteteve.

Gjatë një konference për shtyp, Zaev theksoi Maqedonia dëshiron heqjen e kufirit me fqinjët pasi kjo do të sillte përfitime ekonomike për vendin.

“Edhe unë do të dëshiroja t’i hapnim kufijtë .Nuk shoh asgjë kontraverse në qëndrimin e kryeministrit shqiptar lidhur me hapjen e kufijve me fqinjët, përfshirë Maqedoninë. Kjo ide do të sillte edhe përfitime të mëdha ekonomike dhe do të ishte në të mirën e qytetarëve të të gjitha vendeve të rajonit” u shpreh Zaev.

Hapja e kufirit midis Shqipërisë dhe Kosovës, nëpërmjet lehtësimit të procedurave të kalimit në dogana, ka ngjallur reagime të forta në Serbi. Beogradi zyrtar e konsideron këtë vendim të dy qeverive shqiptare si krjim të ashtuquajturës “Shqipëri e Madhe”.

Kryeministri Rama kërkoi që e njëjta procedurë e ndjekur me Kosovës, të ndiqet me Maqedoninë dhe Malin e Zi, ndërsa në të ardhmen të përfshihet edhe Serbia.

Të fundit