Flash News

KRYESORE

Heqja e ‘Shqiponjës’, komenton presidenti Meta: Është simboli ynë kombëtar

Heqja e ‘Shqiponjës’, komenton presidenti Meta: Është

Presidenti Ilir Meta është pyetur në emisionin ‘Zonë e Lirë’ për heqjen e monumentit të shqiponjës në hyrje të Tiranës dhe për qëndrimin e mbajtur nga kryeministri Edi Rama. Meta refuzoi të bënte një vlerësim artistik, por theksoi se për shkak të projektit rrugor, ky monument mund të vendosej duku tjetër pasi është simboli ynë kombëtar.

“Unë nuk jam i zoti për një vlerësim artistiko-simbolik, por ajo është vendosur në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë, është vendosur me kondtribut të një familje shumë të njohur nga Maqedonia, familja Destani. Mendoj se nëse kjo do të hiqej për shkak të një projekti publik, është diçka tjetër, por mund të vendosej diku tjetër. Shqiponja është shqiponjë, simboli ynë kombëtar”, deklaroi Meta.

Të fundit