Flash News

KRYESORE

Heqja e 'shqiponjës' nga Veliaj, reagon miliarderi që financoi monumentin

Heqja e 'shqiponjës' nga Veliaj, reagon miliarderi që

Biznesmeni me origjinë nga Tetova, Lazim Destani, i cili financoi shqiponjën e 100-vjetorit të pavarësisë i është përgjigjur interesit të televizionit ‘Fax News’ lidhur me vendimin e Bashkisë së Tiranës.

Stafi i ngushte i Destanit është shprehur se ai preferon të mos bëhet pjesë e debateve të brendshme politike, pasi është një figurë që bashkon njerëz.

“Pas ndodhive te fundit lidhur me monumentin Shqiponje qe z.Destani i ka bere dhurate Tiranes  dhe gjithë kombit shqiptar, per Njeqind-Vjetorin e Pavaresise, preferojme te mbajme ane neutrale, sepse z.Destani paraqet figure qe bashkon njerez, ndaj edhe as ne kete rast nuk duam te deklarohemi ne nje menyre apo tjeter per te shkaktuar eventualisht edhe nje tjeter percarje mes cilave do subjekte”, thuhet në përgjigje.

Largimi i shqiponjës ka shkaktuar debate mes mazhorancës dhe opozitës, teksa kryeministri Rama e quajti objektin si vulgar.

Kostoja e objektit që u kthye në simbol të kryeqytetit nuk është bërë e ditur, por mendohet se ka kushtuar 250 mijë euro.

Të fundit