Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Heqja e taksës nga Kosova për mallrat serbe, SHBA: Kundër reciprocitetit, po mbytet ekonomia
Ambasada e SHBA në Prishtinë reagoi gjatë të mërkurës lidhur me vendimin e heqjes së taksës ndaj mallrave serbe dhe vendosjes së reciprocitetit. Duke theksuar se SHBA “ka qenë në qartë që Kosova të heqë të gjitha tarifat”, ambasada thotë gjithashtu se “është kundër reciprocitetit”.
“Shtetet e Bashkuara kanë qenë të qarta që Kosova duhet të heqë të gjitha tarifat dhe të mos krijojë barriera të reja sepse këto politika dëmtojnë popullin e Kosovës dhe mbytin ekonominë e vet Kosovës. Ne mbetemi kundër masës së fundit për të zbatuar masa reciproke për lëvizjen e mallrave nga Serbia. Këto masa krijojnë më shumë probleme në një kohë kur SH.B.A. beson se marrëveshjet e linjës ajrore dhe hekurudhave të rënë dakord nga të dy palët, kur zbatohen, do të rrisin zhvillimin ekonomik dhe do të krijojnë kushtet e nevojshme për një dialog të suksesshëm”, thuhet në njoftimin e SHBa.
Kujtojmë se një ditë më parë Albin Kurti, kryeministër në detyrë, njoftoi se do të hiqte tërësisht taksën ndaj mallrave serbe. Sipas Kurtit tashmë do të zbatohet politika e reciprocitetit me Serbinë, ndërsa tha se heqja e taksës do të mbetet në fuqi deri në 15 qershor.