All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

"Hera e dytë që nuk më përfshini në komunikim", Hajdari e indinjuar: Po minoni frymën e konsensusit

"Hera e dytë që nuk më përfshini në
All - Paragraf - 1

Pas shkëmbimeve të e-maileve me Bylykbashit, Vasilit dhe Gjiknurit, të cilët ranë dakord për mbledhjen e Këshillit Politik sot në orën 18:00, ka reaguar Rudina Hajdari.

All - Paragraf - 3

Anëtarja e Opozitës Parlamentare i është drejtuar me një e-mail Këshillit, teksa shpreh shqetësimin se përfaqësuesit e mazhorancës dhe të opozitës jashtëparlamentare nuk e kanë përfshirë në komunikim për herë të dytë.

Hajdari gjithashtu thekson se sipas saj mospërfshirja e Opozitës Parlamentare në komunikim shkon kundër frymës së gjithëpërfshirjes dhe minon frymën e kompromisit dhe konsensusit që është mbajtur deri tani.

Megjithatë, hajdari ka konfirmuar pjesëmarrjen e Opozitës Parlamentare në mbledhje.

E-maili i Hajdarit:

Të nderuar anëtarë të Këshillit Politik,

Më lejoni edhe një herë të shpreh indinjaten time që për herë të dytë nuk më keni përfshirë në komunikimin e radhës lidhur me tematikat dhe logjistikën e organizimit të mbledhjeve të Këshillit Politik.

Siç e keni theksuar edhe ju shpesh në komunikimet tuaja, gjithëpërfshirja e jo përjashtimi duhet të jetë themeli i punës së këtij këshilli.

Mos përfshirja e Opozitës Parlamentare në komunikim shkon kundër kësaj fryme dhe minon frymën e kompromisit dhe konsensusit që kemi mbajtur deri tani.

Uroj që ky të mos jetë qëllimi juaj, sepse do të ishte zhgënjyese për qytetarët shqiptarë dhe për komunitetin ndërkombëtar.

Uroj gjithashtu që të ketë qenë sërisht thjesht një gabim teknik apo mungesë kujdesi.

Gjithësesi, ju bëj me dije se në emër të opozitës parlamentare, rikonfimoj prezencën time në Këshillin Politik sot më 29 Korrik, ora 18:00.

Me respekt,

Rudina Hajdari

Të fundit