Flash News

KRYESORE

“Herë djathtas, herë majtas”, Kryemadhi sqaron qëndrimin e LSI-së në koalicionet me PD e PS

“Herë djathtas, herë majtas”, Kryemadhi sqaron

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka vijuar turin e saj në rrethe, duke zhvilluar takime me strukturat. Pas Shkodrës, sot u ndal në Sarandë, nga ky ka bërë të qartë sërish lëvizjet e LSI-së herë me PD, e herë me PS, referuar koalicioneve të fundit.

Sipas saj, pa LSI-në sot shqiptarët nuk do lëviznin të lirë pa viza dhe se vendi s’do të kishte siguruar statusin kandidat.

“Për të gjithë ata që na ndjekin, pa LSI-në shqiptarët s’do lëviznit në lirë në BE sepse bashkimi me PD u dha shanset shqiptarëve të lëvizin të lira pa viza, më pas të merrte statusin kandidat.

Klajda Gjosha luftoi me përgjegjësi të madhe për të arritur marrjen e statusit kandidat, dhe sot qeveria që ka tepsinë, e ka për vete. Sot s’ka ministri integrimi, ekziston vetëm si drejtori te Ministria e Jashtme dhe procesi i integrimit sa vjen e reduktohet

Sepse kjo vetë qeverisë rilindjes nuk i intereson integrimi i vendit në BE, sepse do t’i kushtëzonte kontrollin mbi policinë të grupeve kriminale, kufizonte qeverinë e Ramës ndaj vjedhjes së buxhetit të shtetit, koncesioneve me oligarkëve, shkatërrimit të sistemim shëndetësor etj”, u shpreh Kryemadhi.

Të fundit