Flash News

KRYESORE

"Herë jo e herë po", a do jetë Renato Mekolli në "Hell`s Kitchen"

Para disa javësh Renato çuditi të gjithë fansat dhe adhuruesit e emisionit të gatimit teksa tha se nuk do jetë më che-i i "Hell`s Kitchen". Edhe pse shpesh herë është kritikuar, emisioni 'Hell`s Kitchen' ishte një ndër prodhimet më të ndjekura në Top Channel. Të gjithë menduam se nuk ka më një sezon të tretë të “Hell’s Kitchen” dhe “Top Channel” po e mbyllte emisionin e njohur. Mirëpo, duket se kjo ka qenë sërish një lojë e Renatos, siç ndodhte shpesh herë dhe gjatë emisionit kur transmetohej në TCH. Autorja e emisionit, Olsa Muhameti, ka treguar se “Hell’s Kitchen” do të nisë sezonin e tretë dhe shumë shpejt do të hapen audicionet për konkurrentët. Olsa ka ndarë edhe një foto me Renato Mekollin ku shkruan “Ja ku nisim përsëri”.
 
View this post on Instagram
 

Here we go again @renatomekolli

A post shared by Olsa Muhameti (@olsamuhameti) on

Më pas, chef Renato deklaroi në studion e EuroNews ka vendosur të largohet nga Shqipëria. Në gjithë këto deklarata kontradiktore por edhe fotot në zyrat në TCH mesa duket edhe vetë Renaton e kanë konfuzuar dhe nuk e di as vetë më çfarë do vërtetë. Por nuk përjashtohet mundësia që e gjitha kjo të jetë një lojë për t`i dhënë sërish vëmendjen maksimale emisionit të gatimit që pritet të nisë në sezonin e vjeshtës në ekranin e Top Channel. Pas kritikave kundër Ramës, Renato Mekolli: Kam vendosur të largohem nga Shqipëria Renato Mekolli i pakënaqur me masat e qeverisë për COVID-19: Po lini nam  

Të fundit