Flash News

KRYESORE

Herë lart e herë poshtë, Alketa Vejsiu 'habit' me veshjen (sërish)

Alketa Vejsiu është një grua e suksesshme në biznes por edhe ne media, ku vitet e shumta në televizion e faktojnë këtë. Alketa shpesh herë bëhet promotore e grave të suksesshme, duke dashur të vendosë në thelb aftësitë e tyre dhe shpesh herë ka qenë vetë ajo që ka theksuar se vajzat e gratë nuk kanë nevojë të "zhvishen" (referuar rrobave që të nxjerrin shumë zbuluar) që të marrin vëmendje.

Por në këtë sezon të "Në kurthin e Piter Pan", Alketën e shohim që po bën gjëra e veprime që si ka bërë më parë.

Disa puntata më parë, ishte këmisha ajo që iu zbërthye (apo e zbërtheu vetë) nga ku i dukeshin dhe recipetat. Dhe fakti që ajo nuk i mbërtheu deri në fund të emisionit do të thotë se nuk ka dashur, pasi regjia i komunikon asaj në kufje gjëra dhe më të vogla, jo më një incident me veshjen.

Ndërsa sonte është veshur me një palë pantallona të shkurtra xhins, të cilat për hir të së vërtetës janë të bukura dhe e nxjerrin të ëmbël, por a janë të përshtatshme këto për një format televiziv dhe emision fëmijësh?

Komentuesit mendojnë që jo. Të shumtë janë ata që e kanë komplimentuar, por të tjerë janë shprehur se nuk i shkojnë formatit e as emisionit.

Të fundit