Flash News

KRYESORE

"Heroi" Teqja rikthehet në skenë, Partizani jep lajmin e madh

"Heroi" Teqja rikthehet në skenë, Partizani jep lajmin e

Një lajm i mirë nga Partizani! Portieri Aldo Teqja është mirë dhe ka parë nga afër seancën stërvitore të skuadrës në Pezë Helmes. Ai i ka bërë një vizitë të papritur ekipit të tij dhe duket se do të rikthehet shpejt në dispozicion të Franco Lerdës.

Teqja u rrëzua nga kati i gjashtë i pallatit, por fatmirësisht për të pa dëme të mëdha. Ai e ka kaluar truamën dhe duket se do të rikthehet shpejt, të paktën këtë lë Partizani të kuptohet në shkrimin e shpërndarë.

Njoftimi - "Skuadra ka rifilluar sot përgatitjet për takimin e radhës ndaj Flamurtarit, i vlefshëm për javën e 12 të Kategorisë Superiore. Seanca e sotme është zhvilluar në orën 10:00 në Kompleksin Sportiv “Internacional Tirana” në Pezë. Trajneri Lerda dhe stafi kanë vijuar normalisht programin stërvitor.

"Një surprizë e këndshme për lojtarët dhe stafin përgjatë seancës së sotme ishte edhe prezenca e portieri Aldo Teqja, i cili ka ndjekur nga afër përgatitjet dhe pritet që shumë shpejt t’i bashkohet kampionëve në ditët në vijim. Përgatitjet do të vijojnë të mërkurën sërish në Kompleksin Sportiv “Internacional Tirana” në Pezë", - shkruan Partizani.

Të fundit