Flash News

KRYESORE

Heroinë në lokal bastesh, arrestohet pronari dhe dy shpërndarës droge

Heroinë në lokal bastesh, arrestohet pronari dhe dy

Arrestohen tre persona në Berat, pasi akuzohen se shpërndanin drogë në një lokal bastesh.

Nga kontrolli, policia mundi të sekuestrojë 8 doza heroinë dhe në pranga përfunduan Nikolin Çipi (42 vjeç), Sokol Shehu (48 vjeç) dhe Eduart Mino (40 vjeç), të tre banues në Berat.

Operacioni ‘Basti’ u zhvillua në lagjen “Donika Kastrioti”, ndërsa lokali ndodhet në pronësi të të arrestuarit Nikolin Çipi, ku u gjetën 8 doza (50 gramë) heroinë dhe 2 doza kanabis.

Në bashkëpunim me dy të tjerët, ata dyshohet se e shpërndanin në zona të ndryshme të Beratit.

Të fundit