Flash News

KRYESORE

Herton Mikeli, pianisti “gjenial” shqiptar

Herton Mikeli, pianisti “gjenial” shqiptar

Herton Mikeli është një pianist koncertesh. Ai ka lindur në Tiranë në vitin 1984, dhe luan si solist në në orkestren simfonike të Shqipërisë dhe në të gjithë rajonin. Edukimi i tij muzikor ka nisur që në Liceun Artistik “Jordan Misja” e për të vazhduar më pas studimet e larta në Universitetin e Arteve në Tiranë me rezultate të shkëlqyera dhe me medalje të artë.

Është fitues i disa çmimeve speciale, të para e të dyta në konkurse pianistike kombëtare e ndërkombëtare. Në një shtrirje kohore disa vjeçare ai ka studiuar në Liceun Artistik me Takuina Adami, dhe në Akademinë e Arteve me Prof. Ass. Rudina Ciko dhe Prof. Nora Çashku (Master Profesional Solistik). Gjithashtu ai ka kryer kurse dhe masterklase të shumta me profesorë të njohur me karrierë internacionale në të gjithë botën si: Gerard Fremy, Till Engel, Roberto Domingo, Marcella Crudeli, Francesco Monopoli, Govanni Umberto Batell, Hugues Leclere etj.. Në 2005 përzgjidhet midis pianistëve shqiptarë, në një audicion të zhvilluar në Akademinë e Arteve nga pianisti i shquar Michele Campanella, për t’u specializuar në “Accademia Chigiana” (Siena- Itali). Gjithashtu i ofrohen nga ky institucion për periudhat e qëndrimit (2005 dhe 2007) bursa studimi të plota.

Për disa vite ka punuar si Koncertmaestër pranë Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Në repertorin e tij përfshihen vepra të të gjitha epokave. Është pjesëmarrës aktiv në jetën koncertale brenda e jashtë vendit. Krahas aktivitetit artistik si solist, ai luan edhe në formacione të ndryshme të muzikes së dhomës si dhe me orkestër. Aktualisht është pedagog i pianos, pranë Liceut Artistik “Jordan Misja” si dhe Lektor në Universitetin e Arteve. Ndër vite, ka kryer regjistrime për televizione të ndryshme. Është ekzekutues i shumë veprave të rëndësishme botërore, premierë në Shqipëri.

Më poshtë keni një pjesë të luajtur nga Herton Mikeli “Superb Finale of Rossini's William Tell”:

 

Të fundit