Flash News

KRYESORE

Heshtja e kundërshtarëve, ja çfarë presin Topalli, Bregu dhe Patozi për të reaguar kundër Bashës

Heshtja e kundërshtarëve, ja çfarë presin Topalli, Bregu

Partia Demokratike ka pësuar një humbje të thellë në këto zgjedhje, por kundërshtarët e Lulzim Bashës nuk kanë reaguar ende, ndonëse rezultati u kuptua që mëngjesin e djeshëm.

Jozefina Topalli dhe Arben Imami, të mbetur jashtë listës, kërkuan në fillim të fushatës shkarkimin e Bashës, ndërkohë, Astrit Patozi dhe Majlinda Bregu kanë lënë të kuptohet se do të kandidojnë për kreun e PD-së.

Pavarësisht kundërshtive me kryetarin e partisë, rivalët e tij nuk po reagojnë ende dhe nuk pritet ta bëjnë këtë deri në deklaratën e parë që do të bëjë Basha. Ai pritet të falsë në orët në vijim për rezultatin në zgjedhje, si dhe për të ardhmen e tij në krye të partisë.

Është pikërisht vendimi që Basha do të marrë për  të ardhmen e tij, ajo po mban ‘peng’ reagimin e kundërshtarëve. Pritet që reagimet kundër Bashës nga Topalli, Patozi dhe Bregu të bëhen mbrëmjen e sotme ose ditën e nesërme.

Të fundit